Arrestohet turisti francez, tentoi të largohet nga Sardenja me 41 kg guralecë me vete

schedule09:05 - 30 Gusht, 2023

schedule 09:05 - 30 Gusht, 2023

Një turist francez ka rënë në prangat e policisë, pasi teksa po largohej nga Sardenja, duke marrë me vete 41 kg guralecë dhe gurë.

Doganierët italianë e ndaluan burrin përpara se të hipte në një traget që lidh Porto Torres (Sardinia veriperëndimore) me Nice (Franca juglindore).

“Ai kishte në bagazhin e makinës së tij 41 kg guralecë dhe gurë nga plazhi Labianou, të cilët u konfiskuan dhe do të kthehen në plazh”, thuhet në njoftimin e autoriteteve doganore.

Sardenja është e njohur për plazhet e saj të pacenuara me rërë të bardhë, të konsideruara aq të çmuara sa autoritetet rajonale miratuan një ligj në vitin 2017 që ndalon turistët të mbledhin dhe ta marrin me vete.

Marrja, posedimi ose shitja e rërës, guralecave, gurëve apo guaskave të mbledhura në Sardenjë pa leje dënohet me gjobë nga 500 deri në 3000 euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!