Arrestohet shqiptari që vrau gruan në Greqi, dëshmia rrëqethëse e fqinjës: E kapi prej flokësh, i thoshte do të vras

schedule10:22 - 1 Gusht, 2022

schedule 10:22 - 1 Gusht, 2022

Shqiptari që vrau gruan me thikë në Zakinthos të Greqisë është arrestuar pas disa orësh kërkime nga policia helene.

Ndërkohe mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen tragjike të 41-vjeçares me origjinë shqiptare.

Viktima ka paditur në të kaluarën dy herë bashkëshortin për dhunë në familje.

Lexo edhe: Emigranti shqiptar vret gruan me thikë në Greqi, më pas zhduket

Padia e parë është bërë më 18 qershor. Mësohet se autoritetet greke kishin lëshuar masë mbrojtjeje për 41-vjeçaren, që bashkëshorti mos ti afrohej deri në 100 metra.

Megjithatë, pas një kohe ai u lejua të kthehej në shtëpi.

Por, ditën e djeshme viktima ka ngritur një padi të re ndaj tij për të njëjtën arsye dhe pas 30 minutash 51-vjeçari i mori jetën.

Fqinjët kanë dëgjuar zëra dhe kanë njoftuar policinë, ndërsa viktima u gjet e zhytur në një pellg gjaku në ballkonin e shtëpisë, me shumë shenja dhune dhe mavijosje në trup.

Një fqinje ka raportuar se e ka parë atë duke e tërhequr për flokësh gruan e tij dhe duke i thënë, “do të të vras”.

“Shqiptari e kapi për flokësh dhe e tërhoqi zvarrë në ballkon duke bërtitur “Do të të vras”, ka thënë komshia e çiftit për protothema,gr.

Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur që jetonin me ta në Tsilivi dhe djalin e rritur që jetonte jashtë Zakynthos.

Gruaja fatkeqe punonte në një hotel të zonës dhe autori dyshohet se ka qenë xheloz për të./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!