Arrestohet shqiptari, plagosi rëndë ish-kunatin

schedule13:48 - 3 Maj, 2018

schedule 13:48 - 3 Maj, 2018

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane për vrasje të mbetur në tentativë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, goditi ish-kunatin e tij me një shishe të thyer, duke i shkaktuar disa plagë të rënda në një mushkëri.

Sipas hetuesve, i plagosuri po ndihmonte motrën e tij, e cilë është ish-bashkëshortja e të arrestuarit. 40-vjeçari kishte ushtruar edhe herë të tjera dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj.

Mediat italiane zbulojnë se shqiptari ka mbajtur të njëjtën sjellje edhe në momentin që kanë ndërhyrëq agjentët e  policisë.

“E kam zgjidhur situatën sipas rregullave shqiptare, duke ndëshkuar vetëm ish-bashkëshorten dhe kunatin”, mësohet t’u ketë thënë policëve shqiptari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!