Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet shqiptari në Itali/ Kërcënoi se do të hidhte në erë një ndërtesë

schedule21:12 - 3 Shtator, 2025

schedule 21:12 - 3 Shtator, 2025

Një shqiptar mbajti peng banorët e një ndërtese në Itali për disa dhjetëra minuta, duke kërcënuar se do të shpërthente bombolat e gazit. U desh ndërhyrja e karabinierëve për të mposhtur sulmuesin.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në Acate të italisë.

Një shtetas shqiptar (me shumë mundësi me probleme mendore), u tërbua, duke kërcënuar të pranishmit se do ta hidhte në erë ndërtesën.



U deshën gjashtë anëtarë të karabinierëve për ta mposhtur dhe për ta trajtuar nga ndihmësit mjekësorë. Fatmirësisht, përvec panikut të banorëve, asnjë nuk u lëndua

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!