Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën  400 gr kokainë e pastër

schedule18:42 - 30 Gusht, 2018

schedule 18:42 - 30 Gusht, 2018

Një 30 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Fermos në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Shqiptari u ndalua për një kontroll rutinë, por brenda makinës së tij tip Panda karabinierët gjetën 400 gramë kokainë të pastër me një vlerë prej 100 mijë eurosh.

Karabinierët kanë sekuestruar edhe një celular dhe një peshore, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!