Një shqiptar është vënë në pranga nga policia greke në pikat e kontrollit në Igumenicë. 36 vjeçarit iu konfiskuan 16 kg hashash.
I ndaluari udhëtonte me motor dhe e kishte ndarë sasinë e drogës në 15 pako duke i fshehur një pjesë të tyre në çantë dhe pjesën e mbetur brenda në motor.
Ai është shoqëruar nga oficerët e anti-drogës dhe do të gjykohet për ‘’kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike’’. /abcnews.al