Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Policia kishte rënë në gjurmët e shqiptarit pas lëvizjeve të dyshimta të tij në një zonë në Chieti, që ata dyshonin se përdorej për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Më pas autoritetet e kanë ndjekur 29 vjeçarin deri në shtëpinë e tij.
Nga kontrolli i ushtruar në zonë u zbuluan 30 kilogramë marijuanë.
Sipas mediave, 29 vjeçari është munduar të fshehë marijuanën, të cilën e kishte ndarë në 15 pako të vogla, në një fushë të hapur vetëm duke e mbuluar me disa gjethe.
Autoritetet sekuestruan gjithashtu një peshore elektronike, materiale që shërbenin për ndarjen e marijuanës dhe një mijë euro./abcnews.al