Arrestohet shqiptari, kush është “i forti” i Britanisë?

schedule10:01 - 28 Shtator, 2019

schedule 10:01 - 28 Shtator, 2019

Një bodybuilder që dikur mbante titullin e Njeriut më të Fortë të Britanisë, është arrestuar dhe dënuar me gati tre vjet nën akuzën e “trafikut të klandestinëve” në Britaninë e madhe.

Shqiptari i quajtur Xhimi Marku, 44 vjeç, fitoi titullin e njeriut më të fortë në Britani në 2008, por vetëm 4 vjet më vonë u arrestua si i përfshirë në një trafik narkotikësh ku mori dënimin me 9 muaj burgim.

Britaniku me origjinë shqiptare pranoi se kishte bashkëpunuar për të lehtësuar emigrimin e paligjshëm për 17 shqiptarë, të cilët u gjetën në një varkë në Chichester Marina në maj 2016.

Marku u akuzua se ishte organizatori dhe kreu i këtij trafiku.

Autoritetet britanike bënë me dije se 17 shqiptarët u deportuan nga mbretëria e bashkuar ndërsa Marku u dënua me 3 vjet burgim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!