Shkrimtari i njohur grek i librave për fëmijë, Vassilis Papatheodhorou, është arrestuar nga autoritetet greke pasi në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike me fëmijë.
Papatheodhorou është një nga autorët më të shquar në Greqi për librat për fëmijë. Ai numëron një sërë çmimesh.
Autori ka thënë se ka shkarkuar materialet pornografike për fëmijëve për arsye profesionale për të vazhduar me shkrimin e një libri me një temë të ngjashme.
Pretendimet e tij nuk kanë bindur prokurorin dhe hetuesin, të cilët i kanë caktuar masën e paraburgimit.
Njoftimi i EL.AS.
Zbardhet një rast i pornografisë së fëmijëve nga Prokuroria e Krimeve Elektronike.
Nga Drejtoria për Ndjekjen e Krimit Elektronik, ndaj një personi, për pornografi të të miturve, përmes internetit, është ngritur një dosje për vepër penale ndaj Vasisilis Papatheodhorou.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit për trajtimin e fenomenit të pornografisë së fëmijëve, pas informacioneve të marra nga autoritete të huaja, nëpërmjet bashkëpunimit policor ndërkombëtar.
Konkretisht, pas një hetimi të plotë online, u identifikua një përdorues, brenda territorit grek, i cili kishte akses në faqe të ndryshme aplikacione që posedonte dosje të përshtatshme për shpërndarje me materiale të abuzimit seksual të të miturve.
Provat digjitale të sekuestruara do t’i dërgohen Drejtorisë së Hetimeve Penale për ekzaminim të mëtejshëm./abcnews.al.


