Arrestohet Settimo Mineo në Siçili, konsiderohet pasues i Toto Rinas

schedule14:47 - 4 Dhjetor, 2018

schedule 14:47 - 4 Dhjetor, 2018

Policia italiane ka goditur mafian Siçiliane duke arrestuar kreun e ri të saj dhe 45 pjestarë të tjerë. Sipas asaj që raportohet, 80-vjeçari Settimo Mieno ishte pasardhësi i mafiozit Toto Rina.

Policia italiane ka arrestuar një person, i cili konsiderohet si kreu i ri i Mafias Siçiliane, bashkë me 45 pjestarë të tjerë. Operacioni I mëngjesit të së martës në Palermo vuri në pranga 80-vjeçarin Settimo Mineo. Ai është raportuar si bosi i zgjedhur i “Cosa Nostras” gjatë një riorganizimi të mafias në muajin Maj. Mediat italiane e përshkruajnë atë si pasuesin e Toto Riina-s, i cili ndërroi jetë në burg një vit më parë.

Të arrestuar e këtij operacioni akuzohen për pjesëmarrje në organizatë mafioze, zhvatje, armëmbajtje pa leje, zjarrvënie të qëllimshme dhe krime të tjera. Mafia Siçiliane, “Cosa Nostra”, rindërtoi lidershipin e saj, të njohur si “Cupola”, pasi nuk takohej për shumë vite. Drejtuesi i saj, njihet gjithashtu dhe si “capo dei capi”.

Ministri i brendshëm Italian, Matteo Salvini tha se ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme e karabinjerëve. Sipas tij agjentët kanë shkatërruar kupolën e re të “Cosa Nostras”. Viteve të fundit policia ka goditur rëndë rrjetin mafioz të Siçilisë duke marrë parasysh dobësimin e tij pasi Toto Riina gjendej në burg. Ky i fundit u bë i njohur për brutalitetin e tij. Në vitin 1992, prokurorët Giovanni Falcone dhe Paolo Berselino u vranë nga mafia. 6 muaj më vonë Riina u arrestua. La Repubblica shkruan se Mineo ishte arrestuar me urdhër të Faclone-s në vitin 1984. Në bazë të hetimit të prokurorit të ndjerë, Mineo u dënua me 5 vite burg. Ndërsa në 2006 ai u arrestuar përsëri dhe kaloi 11 vite të tjera në burg. Një informator i policisë, i njohur si i penduari, Tommaso Buscetta, ka garantuar informacione lidhur me 80-vjeçarin dhe me riorganizimin e mafias siçiliane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!