Ish- drejtori i ARRSH Dashamir Xhika, i liruar nga burgu disa javë më parë, është vënë sërish sot në pranga. Policia bëri të ditur se ka ekzekutuar vendimin penal të dhënë sot nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ndaj 47 vjeçarit Dashamir Xhika, për ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi”, në “Arrest me burg”.
Xhika ishte liruar nga qelia në 23 korrik, pas caktimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie” nga gjykata e shkallës së parë për krime të rënda. Por prokuroria e apeloi këtë mase sigurie.
Dashamir Xhika është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre”. Ai akuzohet per abuzim me tenderin e rruges Tirane-Elbasan.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan Vendimin Penal Nr.94, datë 01.09.2018, të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi”, në “Arrest me burg” në ngarkim të shtetasit nën hetim Dashamir Xhika, 47 vjeç, banues në Tiranë (ish-Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar).
Xhika është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal. /abcnews.al