Arrestohet sërish Durim Bami/ Policia e Dubait e mbante nën vëzhgim për disa muaj

schedule12:45 - 27 Tetor, 2024

schedule 12:45 - 27 Tetor, 2024

Policia e Dubait, ka arrestuar sërish Durim Bamin, një nga emrat më të lakuar të botës së krimit.

Ndalimi i Bamit mësohet se është kryer mbrëmjen e 21 tetorit, ndërsa vijon të mbahet nga autoritetet e Dubait.

AbcNeës, mëson se policia shqiptare, po komunikon me homologët e tyre në Dubai, nëse shoqwrimi i tij lidhet me procedurat e arrestimit që iu bë Durim Bamit në muajin qeshor të këtij viti.

Pasi qëndroi në paraburgim, për dy muaj, Durim Bami doli nga qelitë e Dubait, nw muajin Gusht, por mbeti nën mbikqyrje policore.

Nga ana tjetër autoritetet shqiptare, dhe Interpol Tirana, vijojnë përpjekjet për ekstradimin e 45-vjeçarit drejt vendit tonë.

Ndaj Durim Bamit është lëshuar një urdhër arresti nga gjykata e posaçme, si I dyshuar për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri,  tek grup i strukturuar kriminal apo kultivimi I dorgës.

Sipas dosjes së SPAK, Durim Bami akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin, për shkak se këta të fundit kishin tentuar ta eliminonin për llogari të Arben Ndokës dhe Ervis Martinajt, dhe për “kokën” e tij paguheshin deri në 1 milion euro.

Hetimet e prokurorisë së posaçme zbuluan 12 ngjarje krininale ku të përfshirë rezultojnë të paktën 50 persona për të cilët spak lëshoi disa muaj më parë edhe urdhër arreste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!