Pas rreth një muaji në arrati ku i shpëtoi operacionit ‘Revanshi’, bie në pranga Astrit Avdyli. Sipas informacioneve mësohet se 48-vjeçari është arrestuar në banesën e tij në Shijak gjatë një operacioni policor. Në momentin e ndalimit Astrit Avdyli i njohur edhe me nofkën “Niçja”, ishte i armatosur.
Ai rezulton në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer ne formë të veçante te bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal, “Grup i strukuruar kriminal” dhe “Pjesëmarrje ne grup te strukturuar.
Nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin sky ecc Avdyli bashkëpunonte dhe thurte plane me grupin e ish-deputetit Arben Ndoka dhe grupin e Ervis Martinaj për të ekzekutuar Durim Bamin.
Ky i fundit është ndaluar në Dubai dhe nuk dihet nëse do të ekstradohet apo jo në Shqipëri.
Astrit Avdyli është një emër i njohur për drejtësinë. Së fundmi ai u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes volvo 4 ku në Brenogë të Hasit u gjet edhe një laborator për prodhimin e Heroinës.
/abcnews.al/