Arrestohet punonjësi i IKMT në Himarë, pranga dhe një vajze të re që dhunoi nënën

schedule12:29 - 12 Korrik, 2021

schedule 12:29 - 12 Korrik, 2021

2 persona janë arrestuar në Vlorë dhe Sarandë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, në pranga ka rënë 36-vjeçari M. N., me detyrë punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, është arrestuar 25-vjeçarja Remilda Hajdinaj, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Njoftimi i policisë:
Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin M. N., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit R. H. dhe E. Z. (të arrestuar më parë) dhe Dh. B. (i shpallur në kërkim), ish punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, gjatë muajit maj ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e bashkisë Himarë.
– – – –
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen R. H, 25 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!