Arrestohet pronari i famshëm i shkollës së aktrimit në Beograd

schedule22:44 - 18 Janar, 2021

schedule 22:44 - 18 Janar, 2021

Pronari i famshëm i shkollës së aktrimit në Beograd, Miroslav Mika Aleksic u arrestua pas akuzave të shumta për abuzim seksual dhe përdhunim.

Ai u kap mbrëmjen e djeshme pasi disa vajza e raportuan atë për përdhunim ose ngacmim seksual.

Policia tha se Aleksiç u vu në pranga nën dyshimin e sulmit seksual të pesë studentëve të tij, dy prej të cilave ishin të mitur në kohën e akteve. Aktorja Milena Radulovic tha për shtypin se Aleksic e përdhunoi atë në disa raste ndërsa ajo ishte e mitur. Ajo tregoi se Aleksic e përdhunoi për herë të parë në nëntor të vitit 2012 kur ajo ishte vetëm 17 vjeçare ndërsa ai 61 vjeç.

Miroslav Mika Aleksic është regjisor filmi, producent, aktor dhe mësues i famshëm në shkollën e tij, në të cilën kanë qenë mbi 3,000 të rinj.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!