Arrestohet producenti i famshëm amerikan, Sean Diddy

schedule08:34 - 17 Shtator, 2024

schedule 08:34 - 17 Shtator, 2024

Sean “Diddy” Combs është arrestuar nga policia e New York-ut, teksa po qëndronte në një hotel. Arrestimi i tij vjen pas akuzave të shumta dhe hetimit që po kryehet për trafikim, përdhunim dhe dhunë.

Një burim tha për Page Six se: “Ikona e hip-hop bashkëpunoi me policinë”. Deri më tani, arsyet e arrestimit janë ende të paqarta dhe nuk janë bërë publike. Combs do të arrijë në një gjyq federal në Manhattan gjatë ditës së martë.

“Ne jemi të zhgënjyer me nendimin për të bërë atë çka ne besojmë se është një persekutim i padrejtë ndaj Combs”, u shpreh avokati i tij, Marc Agnifilo.

“Sean “Diddy” Combs” është një ikonë në muzikë, sipërmarrës ‘self-made’, një burrë familjar i dashur dhe një filantrop i njohur, i cili ka kaluar 30 vitet e fundit duke ndërtuar një perandori, duke adhuruar fëmijët dhe duke mbështetur komunitetin e njerëzve me ngjyrë. Ai është një njeri joperfekt, por nuk është një kriminal. Combs ka bashkëpunuar me autoritetet”.

Avokati i Combs, Marc Agnifilo, tha se ata ishin të zhgënjyer nga arrestimi dhe klienti i tij ishte një “njeri i pafajshëm”.

Muzikanti është përballur me një sërë akuzash nga sulmi seksual deri te abuzimi, duke përfshirë edhe ish-partneren e tij Casandra “Cassie” Ventura. Ai ka mohuar të gjitha pretendimet ndaj tij.

Arrestimi i tij u bë në lidhje me një hetim në vazhdim nga zyrtarë të sigurisë kombëtare të SHBA-së, thanë burime të shumta të zbatimit të ligjit për CBS.

Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut Damian Ëilliams konfirmoi arrestimin në një deklaratë të hënën mbrëma.

Combs përballet me një sërë padish civile, duke përfshirë akuzat se ai përdhunoi një vajzë të mitur dhe u përpoq të detyronte një producent të bënte seks me një burrë tjetër.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!