Arrestohet Presidentja e Kompanisë Huawei

schedule12:51 - 6 Dhjetor, 2018

schedule 12:51 - 6 Dhjetor, 2018

Arrestimi i drejtoreshës së Financave të Kompanisë Huawei ka vendosur përsëri në krizë marrëdhëniet SHBA-Kinë. Ajo u arrestua pasi akuzohej nga Uashingtoni për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Iranit. Pekini kërkon lirimin e menjëhershëm të saj.

Nëse kishte nevojë për një provë që armëpushimi mes Donald Trump dhe Xi Jinping i arritur në G20 e Buenos Aires ishte paqëndrueshme dhe e rastësishme, ja tek është. Arrestimi i drejtoreshës së financave të Huaëei në Kanada, Meng Wanzhou (që është dhe e bija e themeluesit të kompanisë) është një gotisje e rëndë për mardhëniet bilateral. Mandati i arrestimit dhe kërkesa për ekstradim i lëshuar nga SHBA është një sfidë për kolosin e telekomit kinez që është i lidhur ngushtë me regjimin e Pekinit, një kompani që mëshiron vullnetin kinez të supremacisë në teknologjitë e avancuara.

Ajo që e ndez më shumë këtë hiustori, është akuza: shkelje e sanksioneve kundër Iranit. Çfarë sanksionesh? Duket se nuk bëhet fjalë për sanksionet e fundit, ato janë rifutur nga Administrata Trump pas denoncimit të marrëveshjes bërthamore. Ky pakt bërthamor mbetet i vlefshëm për të gjitha kombet e tjera nënshkruese, nga Kina në Rusi deri në Bashkimin Evropian. Por Huawei dyshohet se anashkaloi sanksionet që nga viti 2016, pra në kohën e Obamës, dhe në këtë rast shkelja do t’i referohej një regjimi embargo të njohur nga bashkësia ndërkombëtare.

Sëfundmi Uashingtoni lëshoi një apel për të gjithë aleatët: mos blini produkte nga Huaëei pasi kompania është në urdhërat e qeverisë së Pekinit dhe teknologjitë e saj mund të shndërrohen në instrumenta spiunazhi, ose sabotazhi në një luftë kibernetike. Gjithashtu në të gjithë SHBA-të u ndalua blerja e pajisjeve Huawei. Një vëmendje e veçantë iu drejtuar Italisë, GJermanisë dhe Japonisë, pasi në këto 3 vende ekzistojnë shumë pajisje Huaëei, që janë në mënyrë shumë të rrezikshme shumë afër bazave ushtarake amerikane apo të NATO-s.

Ndërkohë, Kina ka kërkuar lirimin e drejtoreshës duke theksuar se Meng nuk ka shkelur asnjë ligj të SHBA-ve apo Kanadasë. Madje ky arrestim konsiderohet shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Ndërsa vetë kompania e teknologjisë thotë se ka respektuar të gjitha ligjet amerikane dhe rregullat e eksportit të vendosura nga OKB, BE dhe SHBA. /abcnews.al