Aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniels, e cila u bë e njohur për lidhjen jashtëmartesore me Donald Trump, është arrestuar në Ohajo. Kjo është bërë e ditur nga avokati i saj, i cili flet për “motivacion politik”.
Ndalimi i Daniels është bërë, ndërsa po performonte në një lokal striptizmi. Policia shpjegoi se arrestimi i aktores është bërë nën akuzën se lejoi një klient ta prekte, duke shkelur ligjet e shtetit të Ohajos.
“Është absurde që policia të angazhojë agjentët e saj për operacione të këtij lloji”, u shpreh avokati Michael Avenatti, duke shtuar se do të luftojë kundër të gjitha akuzave false.
Ndërkohë, ekipi ligjor i presidentit amerikan pagoi 130 mijë dollarë për blerjen e heshtjes së aktores së filmave për të rritur./abcnews.al