Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet polici në Tiranë, shtyu të miturin t’i vjedhë monopatinën një gruaje dhe e fshehu në makinë

schedule12:05 - 14 Shkurt, 2022

schedule 12:05 - 14 Shkurt, 2022

Një efektiv policie i identifikuar si Rei Proko 25-vjeç është arrestuar nga uniformat blu pas kallëzimit të një gruaje i cila kishte raportuar vjedhjen e një monopatinës në rrugën Brigada VIII në Tiranë.

Sipas policisë nga hetimet ka rezultuar se autor i vjedhjes ka rezultuar të jetë një shtetas i mitur me iniciale E.K. i cili ishte shtyrë nga efektivi i policisë.

Më pas ky i fundit ia kishte marrë të miturit monopatinën e vjedhur i cili u gjet në makinën e efektivit tip Opel Corsa.



Policia bën me dije se tashmë materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë më datë 13.02.2022, punonjësin e policisë në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, shtetasin R. P., 25 vjeç, me gradën Inspektor në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme me emërtesë “Trupë Shërbimi”.

Arrestimi i tij u krye bazuar në kallëzimin e shtetases G. M., të cilës më datë 12.02.2022 i është vjedhur një send personal në rrugën “Brigada e VIII”, Tiranë.

Pas veprimeve hetimore nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 është gjetur dhe sekuestruar sendi i vjedhur në mjetin Opel Corsa, në pronësi të punonjësit të policisë R. P., ndërsa autor i vjedhjes ka rezultuar të jetë shtetasi i mitur E. K. (proceduar). Nga hetimet ka rezultuar implikimi i punonjësit të policisë në drejtim të shtytjes së të miturit në krimin e vjedhjes dhe bashkëpunimin e tij.

Në këto kushte, punonjësi i policisë R. P. u arrestua në flagrancë për veprat penale të “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134 dhe 25, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve”, parashikuar nga nenet 129 dhe 27 të Kodit Penal.

Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!