Një polic në komisariatin e Durrësit u vu në pranga nga shërbimi i çështjeve të brendshme, pasi dyshohet se shiste drogë. Ai është Fatmir Meço 33 vjeç dhe u kap pas një hetimi disa mujor.
Në pranga ra dhe një bashkëpunëtori i policit si dhe dy persona të tjerë u shpallën në kërkim. 33 vjeçari Meço, sipas hetimeve, bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy personat e shpallur në kërkim. Ai u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua lënde narkotike e llojit kanabis sativa, si dhe një presë për paketimin e lëndës naroktike. Kurse në banesën e Fitim Selacit në Fushë Krujë u sekuestrua një sasi prej 6.3 kg kanabis.