Arrestohet një shqiptar në Janinë

schedule15:39 - 19 Mars, 2019

schedule 15:39 - 19 Mars, 2019

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Janinë nga policia greke pasi transportonte në automjetin e tij një sasi të madhe kanabis. Ngarkesa u zbulua nga qentë e antidrogës.

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, pasi po transportonte me makinën e tij një sasi të madhe kanabisi. Lënda narkotike u gjet me ndihmën e qenit të zbulimit të drogës.

Një shtetas shqiptar është arrestuar në afërsi të Janinës, pasi në mjetin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme kanabisi. U desh aktivizimi i qenit të zbulimit të drogës, që të gjendej sasia e lëndës narkotike.

Policia greke ka publikuar një video nga operacioni i çmontimit të pjesës së prapme të makinës. Në një vend të posaçëm në shasinë e mjetit, ishin fshehur 41 paketa që përmbanin 43,8 kg kanabis.

Policia sekuestroi mjetin, drogën, një shumë prej 735 eurosh si dhe dy telefona celularë. I akuzuar për import, transport dhe trafik lëndësh narkotike, 32-vjeçari u dërgua në prokurorinë e Janinës, ku iu komunikua mbajtja në paraburgim, ndërsa departamenti i anti drogës po vazhdon hetimet./abcnews.al