Një person është arrestuar nga policia në Shkodër.
Arrestimi i tyre u krye pas kallëzimit të një punonjësi të Policisë Bashkiake. Sipas policit, ky person e ka kanosur dhe e ka goditur me grusht në fytyrë, pa shkak, teksa ishte në detyrë.
I arrestuari akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”./abcnews.al