Arrestohet në Ukrainë ish- Presidenti i Gjeorgjisë Saakashvili

schedule11:32 - 9 Dhjetor, 2017

schedule 11:32 - 9 Dhjetor, 2017

Ish presidenti gjeorgjian Mikhal Saakashvili është arrestuar mesnatën e së premtes nga shërbimet ukrainase të sigurisë. Saakashvili, i cili ka nisur një fushatë kundër korrupsionit në Ukrainë, kishte arritur të shmangte arrestimin të martën me një arratisje spektakolare nga furgoni I policisë, duke u ndihmuar nga mbështetësit e tij.

Saakashvili, një rival i kreut të shtetit në Kiev, Petro Poroshenko, akuzohet nga prokurori i përgjithshëm se po planifikonte një grusht shteti me ndihmën e Rusisë.

Ish lideri filo europian tashmë gjendet në paraburgim në pritje të seancës së parë që do të vendosë dhe për lirimin e tij me kusht.

Me dhjetëra mbështetës të tij janë mbledhur para vendit ku ai mbahet i burgosur duke kërkuar lirimin e menjëhershë. Pas përpjekjes për arrestim të martën Saakashvil vazhdonte të merrte pjesë në manifestime para parlamentit të Kievit duke kërkuar largimin e Poroshenkos nga posti i Presidentit.

Ish presidenti gjeorgjian ishte bërë guvernator i rajonit ukrainas të Odesës në 2015-ën duke marrë nënshtetësinë ukrainase, që iu hoq në muajin gusht, kur dha dorëheqjen nga posti I tij pasi akuzoi Poroshenkon se po e pengonte në luftën e tij kundër korrupsionit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!