Policia ka vënë në pranga një 24- vjeçar, pasi akuzohet për vjedhjen e një automjeti në qytetin e Sarandës. I riu është arrestuar në Tiranë pas informacioneve të siguruara nga Policia e Sarandës, se Mihali Llazari fshihej në kryeqytet.
Policia bën me dije se Llazari, banues në Himarë, më datë 19.03.2018, në fshatin Berdenesh, Sarandë ka vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të D.R. Automjeti i vjedhur prej tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sipas njoftimit të policisë Llazari rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi, shitja e narkotike”./abcnews.al