Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet në Pragë lideri i kurdo sirianëve

schedule12:52 - 26 Shkurt, 2018

schedule 12:52 - 26 Shkurt, 2018

Me kërkesë të autoriteteve turke, policia ceke ka arrestuar në Pragë liderin kurdo sirian Salih Muslim, i cili ka nënshtetësi siriane dhe është partner me koalicionin ndërkombëtar anti ISIS në Siri.

Lideri kurdo – sirian Salih Muslim – ish president i Partisë së Unionit Demokrat, që drejton pjesën më të madhe të institucioneve të krijuara nga kurdo sirianët në territoret e kontrolluara nga ata – është arrestuar në Pragë, me kërkesë të autoriteteve turke.

Përfaqësuesi në Francë i kurdo sirianëve u shpreh se Salih Muslim ndodhej në Pragë për një konferencë. Ai shtoi se deri në këto moment nuk ka pasur asnjë problem me republikën çeke dhe shpresonte që Praga të mos dorëzohet përballë presionit turk.

Prania e funksionarëve kurdo sirianë në kryeqytetin cek për të krijuar kontakte diplomatike është e shpeshtë. Forcat kurde janë partner të koalicionit ndërkokombtar kundër shtetit islamik në Siri dhe Salih Muhammad udhëton shpesh në Europë, ku një vit më parë u takua dhe me ish-presidentin francez Fransua Holland në Paris.

Me nënshtetësi siriane, Muslim 67 vjeç, është vendosur në listën e terroristëve më të kërkuar nga Turqia, në 13 shkurt tri javë pas fillimit të ofensivës turke në Afrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!