Është arrestuar në Mykonos bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini.
Sipas medias greke Protothema, biznesmeni rumun Dragos Savulescu se është arrestuar bashkë me një person tjetër në ishullin e famshëm, ku ka shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte.
Në fillim të vitit 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumanisë bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.
Thuhet se për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos/abcnews.al