Arrestohet në Greqi një shqiptar i cilësuar si vrasës dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte duke ecur në një zonë të Fokidës në momentin kur është kapur dhe arrestuar nga Polica greke.
Autoritetet greke ende nuk kanë bërë të ditur identitetin e të shumëkërkuarit ndërsa është njoftuar se pikërisht për këtë shqiptar kishte një urdhër arresti ndërkombëtar nga dega e Interpol në Shqipëri.
Ai ndodhet në paraburgimin në Lamia dhe do të qëndrojë aty derisa të përfundojnë procedurat e ekstradimit për në Shqipëri.
N.D./abcnews.al