Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet në Gjirokastër 23-vjeçari nga Bangladeshi, transportonte emigrantë për 250 euro secili

schedule09:32 - 13 Korrik, 2021

schedule 09:32 - 13 Korrik, 2021

Një 23-vjeçar nga Bangladeshi është arrestuar ditën e sotme pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kakavijë dhe Frontex-it, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në afërsi të fshatit Dervician, ndaluan të riun, banues në Bangladesh.

Ndalimi i tij u bë pasi, në vijim të operacionit “Muzgu”, nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë transportuar në periudha të ndryshme emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.

23-vjeçari i kalonte emigrantët nga kufiri i gjelbër me Greqinë në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 250 euro për person. s.b/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!