Drejtoria e Policisë në Tiranë ka vazhduar evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sot është arrestuar në flagrancë shtetasi Erind Krakulli, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rezultonte se shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”, me klientelë pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
60 (gjashtëdhjetë) pilula të dyshuara si lëndë psikotrope (ekstazi); 1 (një) krehër pistolete model 54; 4 (katër) fishekë luftarake model 54; 1(një) aparat celular i markës “Iphone 5”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ‘’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 e Kodit Penal./abcnews.al
Arrestohet në flagrancë shitësi i ekstazisë në shkollat e mesme
schedule17:31 - 21 Nëntor, 2017
schedule 17:31 - 21 Nëntor, 2017