Arrestohet ministri i Kurtit/ Frrok Çupi: Incident në natyrën e LVV, është parti e dhunës

schedule13:39 - 10 Shkurt, 2025

schedule 13:39 - 10 Shkurt, 2025

Analisti Frrok Çupi thotë se incidenti me ministrin e Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Fikrim Damka i cili u arrestua me djalin e ti Fuat Damka, pasi sulmuan fizikisht dy persona përgjatë procesit të votimit të dielën, është në natyrën e Lëvizjes Vetëvendosje, sepse njihet si parti e dhunës.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se nëse LVV kalon në opozitë, mund të kemi sërish dhunë në parlamentin dhe rrugët e Kosovës.

“Ishte një incident, por nua në kujton Vetëvendosjen, që në ADN E vet ka dhunën. Ajo vjen nga dhuna, në opozitë, është e vetmja parti që ka shkaktuar dhunë në parlament. Është parti e shpallur, si parti revolucionare e ekstremit të majtë. Ky incident është krejt në natyrën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është interpretuar si parti e dhunës. Kam frikën, parashikoj që nëse Vetëvendosja shkon në opozitë, atëherë do kemi përsëri dhunë dhe djegie në parlamentin e Kosovës dhe në rrugët e Kosovës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!