Arrestohet me urdhër të SPAK ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, për çfarë akuzohet

schedule12:09 - 26 Tetor, 2023

schedule 12:09 - 26 Tetor, 2023

Arrestohet ish drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi. Arrestimi është kryer këtë të enjte me urdhër të SPAK.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raportoi se akuzat mbi të, lidhen me një çështje të nisur nga Prokuroria e Posaçme, 3 vite më parë, për ndryshime pronësie në Durrës.

“Momentalisht ndodhemi në Kadastrës qendrore të Tiranës, ku në këto ambiente është arrestuar ish drejtoresaha e ish kadastrës së Durrësit, Rajmond Dashi, e cila është kapur në zyrën e saj ditën e sotme, e cila po ushtonte edhe detyrën, pasi mban edhe pozicionin e specialistes për zonën e Vorës dhe të Kamzës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se akuzat mbi të lidhen me një çështje të nisur nga SPAK 3 vite më parë. Bëhet fjalë për disa ndryshime pronësie në Durrës. Këto janë informacione apraprake nga SPAK. Në fakt, sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka edhe persona të tjerë të shoqëruar. Janë sekuestruar disa dokumente që lidhen me Rajmonda Dashin”, raportoi gazetari Leka.

Sipas informacioneve paraprake i është marrë telefoni si dhe disa dokumente të tjera në zyrë. SPAK nisi një hetim ndaj Dashit, e cila ishte e komanduar disa muaj më parë si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit.

Disa muaj më parë, Dashi kërkoi dorëheqje të parevokueshme nga ish eprori i saj, Artan Lame. Që prej asaj kohe, ka nisur një hetim nga SPAK në Kadastrën Shtetërore, ku edhe janë marrë në pyetje disa punonjës. Gazetari theksoi se bëhet fjalë për një hetim të kryer për tjetërsim pronash.

Mësohet se në këtë operacion ka edhe disa persona të tjerë të shoqëruar. /abcnews.al