Arrestohet kryeplaku i fshatit në Skrapar, policia zbulon rreth 300 bimë kanabis

schedule17:39 - 6 Korrik, 2020

schedule 17:39 - 6 Korrik, 2020

Pas kontrollit intensiv të territorit të Skraparit në Berat, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, shërbimet e policisë kanë gjetur 295 bimë Canabis Sattiva.

Policia ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Prishtë, 39 vjeçari J.L.,banues në Prishtë në Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve.

Lexo edhe: Kultivonin bimë narkotike, kapet 45 vjeçari dhe shpallet në kërkim kryeplaku në Berat

Shtetasi J.L duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte Policinë e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike.

Sakaq materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.