Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

schedule09:29 - 23 Shkurt, 2026

schedule 09:29 - 23 Shkurt, 2026

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi është arrestuar mëngjesin e 23 shkurtit në pikën kufitare Bllacë pas më shumë se një viti që ishte në arrati . Pas raportimeve të mediave lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet e Shkupti Zyrtar deklaruan se Artan Grubi u vetëdorëzua në pikënn kufitare të Bllacës me Kosovën ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej dhjetorit të vitit 2024.

Grubi akuzohet për shpërdorim të funksioneve publike në rasin e njohur si Lotaria Shtetërore. Prokurorët thonë se Ish zëvendës kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të paisjeve të ndryshme elektronike.



Artan Grubi ish politikani I Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë më të mëdha të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ishte shpallur non grata nga Departamenti Amerikan I Shtetit për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh gjatë kohës që mbante rolin e zëvendëskryeministrit.

Gjykata në Maqedoninë e Veriut kishte caktuar paraprakisht masën e paraburgimit ndaj Grubit,  ndërsa autoritetet e kishin shpallur në kërkim për shkak të mosparaqitjes para organeve të drejtësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!