Arrestohet ish-presidenti francez Sarkozy

schedule09:40 - 20 Mars, 2018

schedule 09:40 - 20 Mars, 2018

Do të mbahet në paraburgim për 48 orë dhe do të merret në pyetje ish-presidenti francez, Nikola Sarkozy. Më pas do të jetë një gjykatës, ai që do të vendosë mbi rolin e tij në akuzat për financime të paligjshme të fushatës elektorale të 2007-s nga ish-diktatori i Libisë Gheddafi.
Ish-presidenti francez, Nikola Sarkozy, ndodhet nga mëngjesi i së martës në gjendje arresti në zyrat antikorrupsion në Nanterë. Ai dyshohet se ka marrë financime të paligjshme nga diktatori i Libisë, Gheddafi, për fushatën elektorale 2007, që i lejoi të fitonte presidencën duke mundur Segolen Ruajal.

Sipas policisë franceze, Sarkozy është në gjendje arresti, pra po mbahet në paraburgim dhe po merret në pyetje deri në 48 orë. Më pasi ai mund të dalë para gjykatësit. Ky i fundit mund ta lërë të lirë, ta shpallë si dëshmitar apo dhe të pandehur. Kjo nuk është hera e parë që ish-presidenti francez përballet me drejtësinë.

Në këtë moment, ai akuzohet për financim të paligjshëm të fushatës elektorale të 2007-s në kuadër të çështjes “Bygmalion” si dhe hetohet për korrupsion, abuzim me pushtetin në çështjen “Paul Bismuth”. Por gjendja e arrestit për financimet e dyshuara të marra nga Gheddafi është rasti më i rëndë nga këndvështrimi politik. Vetë Sarkozy u rreshtua në linjë të parë në 2011-n në ndërhyrjen ushtarake të NATO kundër Gheddafit, i cili u rrëzua nga pushteti dhe më pas u vra.
Në Maj të 2012-s uebsajti “Mediapart” publikoi një dokument nga Libia për financimin e fushatës presidenciale të Nicolas Sarkozy nga ana e Gheddafi, dhe ishte pikërisht, kjo që u bë shkak për nisjen e hetimeve. Në Nëntor të 2016-s, Ziad Takieddine, një biznesmen franko libanez dhe ndërmjetësues në kontratat ndërkombëtare të armëve, deklaroi se kishte çuar në Francë 5 milion euro cash, shumë që vinte nga Tripoli.

Ai tha se në atë kohë ia kishte dorëzuar shumën në fillim të 2007-s, drejtorit të atëhershëm të fushatës së Sarkozy, Claude Guéant, i cili më pas u bë sekretar i Përgjithshëm në Elize. Më pas është dhe vdekja në rrethana misterioze të Choukri Ghanem, ish-ministrit të Naftës në Libi, trupi i të cilit u gjet i pajetë në Daub në 29 Prill të 2012-s, mes raundit të parë dhe të dytë të presidencialeve franceze.

Në një bllok që i përkiste atij u gjetën shënime për miliona euro që Libia i kishte dhënë Sarkozisë në fillim të vitit 2007. E përditshmja franceze Le Monde më pas shkruan se në një bisedë me Bechir Saleh, personi që kujdesej për marrëdhëniet ekonomike mes Libisë dhe Francës, i plagosur së fundmi me pistoletë në Johannesburg, ai deklaroi për gazetën se: “Gheddafi ka thënë se ka financuar Sarkozy. Sarkozy ka thënë se nuk është financuar nga ai. I besoj më shumë Gheddafit se Sarkozy”.
Përvec Sarkozy po meret në pyetje në rolin e dëshmitarit dhe ish-krahu i djathtë i tij, Brice Hortefeux, ish-ministër i Brendshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!