Është arrestuar për korrupsion pasiv ish oficeri I policisë gjyqësore në Berat.
Ndaj Ledio Ferzaj, 46 vjeç Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e arrestit në shtëpi. Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.
Ledio Ferzaj u përjashtua nga policia në 9 Maj 2023, pas transmetimit në media të një video, ku shihej sesi i merrte një qytetari lekë, me pretendimin që t’ia mbyllte si çështje.
Në atë kohë ai shantazhonte qytetarin se do e fuste në burg për shkak se ai ishte me precedent të mëparshme penal.
/abcnews.al