Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet ish-kryeministri pakistanez Imran Khan

schedule11:50 - 9 Maj, 2023

schedule 11:50 - 9 Maj, 2023

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është arrestuat nga forcat paraushtarake, sipas mediave lokale. Khan u arrestua nga një gjykatë në Islamabad nën akuzën e korrupsionit.

“Makina e Imran Khan është rrethuar,” tha ndihmësi i Khan Fawad Chaudhry pa konfirmuar arrestimin e tij.

Ministri i Informacionit Marriyum Aurangzeb nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters që kërkon konfirmimin e raportit.

Imran Khan, u detyrua që të linte postin pas mbajtjes së një mocioni mosbesimi në Parlamentin e vendit në prill, vitin e shkuar pasi përballet me një sërë akuzash penale mes të cilave terrorizëm dhe korrupsion.

Khani, i cili është cilësuar si populist, raportohet se që pas lënies së detyrës ka qenë i angazhuar për të “sajuar” një rikthim politik.

Partia e tij ka organizuar dhjetëra-mijëra mbështetës në mitingje politike në të gjithë vendin, në të cilat Khan dhe të tjerë kanë kërkuar zgjedhje të reja dhe kanë akuzuar trupat paramilitare për orkestrimin e rrëzimit të tij.

Tensionet politike rreth figurës së tij arritën pikun në nëntor, kur ish-kryeministri u plagos gjatë një mitingu politik pasi një person i paidentifikuar hapi zjarr ndaj kolonës së tij, në atë që ndihmësit e tij e kanë cilësuar si atentat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!