Një masë detyrim paraqitje është vendosur për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika kryemadhi.
Ndërkaq, në pranga është vënë kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta.
Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve, Sotir kllapi, Arben kraja e Altin Dumani për hetimet e CEZ DIA, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
“Arrestimi iIlir Metës ka ardhur me urdhër të 3 prokurorëve të posaçëm. Kemi të bëjmë me hetimin pikërisht me në krye vetë Altin Dumanin. Bëhet fjalë për CEZ DIA dhe pastrim të parave”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka./abcnews.al