Arrestohet i riu në Shkodër i dënuar për armëmbajtje pa leje

schedule10:27 - 11 Maj, 2019

schedule 10:27 - 11 Maj, 2019

Një 28 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës për armëmbajtje pa leje. Policia njofton se ai është i riu me iniciale M.P, banues në Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër  e cila e kishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës Parë Dibër me vendimin datë 15.02.2018 e ka dënuar me 2 vite burg për  veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.

Ky shtetas ju dorëzua strukturave të D.V.P. Dibër për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al