Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një i mitur, i cili ka tentuar të vjedhë një lokal. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, të qytetit.
Sipas bluve u vu në pranga i mitur H.L., pasi tentoi të vjedhë në një lokal në pronësi të shtetases N.Sh.
Njoftimi i policisë:
Kapet në flagrancë një shtetas pasi tentoi të vjedhë një lokal në lagjen nr.4, Durrës.
Nga shërbimet e Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur H.L., pasi tentoi të vjedhë në një lokal në pronësi të shtetases N.Sh., në lagjen nr.4, Durrës.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al