Aktivistja e re e klimës, Greta Thunberg u arrestua nga policia, gjatë një proteste për klimën në Londër.
Një dëshmitar tregoi për Reuters, se gjithçka ndodhi pasi ajo foli me protestuesit kundër kompanive të naftës dhe gazit në qendër të qytetit.
Policia Metropolitane e Londrës nuk bëri menjëherë një deklaratë kur u kontaktua nga Reuters.
Grupi mjedisor Greenpeace tha se dy nga aktivistët e tij u ngjitën në hotelin Intercontinental në Mayfair dhe shpalosën një banderolë gjigante mbi hyrjen e tij në shenjë proteste ndaj një mbledhjeje të prodhuesve të naftës dhe gazit të mbajtur brenda ndërtesës, duke përfshirë shefin ekzekutiv, Wael Sawan./abcnews.al