Pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve përgjegjës.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Intervali”, u identifikua dhe u arrestua shtetasja R. S., 26 vjeçe, me precedent të theksuar për vjedhje.
Nga këto veprime dyshohet se kjo shtetase:
më datë 07.02.2026, ka vjedhur me dhunë në një subjekt;
më datë 20.02.2026, i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi;
më datë 03.01.2026, ka vjedhur në një subjekt.
Arrestohet grabitësja 26 vjeçare/ Tiranë, kreu 3 vjedhje, ishte në masën ‘arrest shtëpie’
schedule13:47 - 26 Shkurt, 2026
schedule 13:47 - 26 Shkurt, 2026
