Policia ka arrestuar gazetarin Eljo Laze, pasi dyshohet se ka shantazhuar një punonjës të administratës publike për t’i marrë 5,000 euro, me qëllim që të fshiheshin disa shkrime të publikuara për të në një portal që ai administronte.
Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të punonjësit, të shëndetit publik, të cilit gazetari i ka kërkuar para. Laze u arrestua menjëherë pasi mori paratë.
Sipas autoriteteve, i arrestuari ka precedent penal për armëmbajtje pa leje, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”. / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!