Policia Kufitare, përmes një deklarate për shtyp ka bërë me dije se, në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në dalje të Republikës së Shqipërisë ka ushtruar kontroll të imtësishëm në vijën e dytë në automjetin në pronësi të shtetases L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier, e cila është arrestuar.
Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.
Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetases L.S., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./abcnews.al