Arrestohet e dashura e Safet Bajrit/ Me urdhër të SPAK, akuzohet për “Përkrahjen e autorit të krimit”

schedule19:46 - 13 Mars, 2025

schedule 19:46 - 13 Mars, 2025

E dashura e Safet Bajrit, është arrestuar nga policia, pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër.

Burime për ABC News njoftojnë se e dashura e tij Eri Ago është arrestuar më datë 26 shkurt me urdhër ndalimi nga SPAK, me masë sigurie “arrest në burg”, në akuzën “Përkrahja e autorit të krimit”.

Më 21 shkurt të këtij viti Safet Bajri u arrestua nga me urdhër te SPAK, me akuzën se në bashkëpunim me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!