Track Palin, djali i Sarah Phalin, ish guvernatores së Alaskës është arrestuar pasi ka goditur me mjete të forta babin e tij. 28 vjecari ka hyrë me dhunë në shtëpinë e prindërve të tij, duke thyer dhe një dritare pasi babai i tij nuk e lejonte të hynte në shtëpi. Më pas ai goditi dhe të atin, dhe ka qebë vetë ish guvernatorja që ka lajmëruar policinë. Kur agjentët kanë mbërritur në vendngjarje 28 vjecari i ka quajtur fshatarë dhe u ka kërkuar të ulin armët. Para se të neutralizohej ai hypi mbi garazh dhe bënte lëvizje të çuditshme.
Sipas informacioneve të para, grindja familjare la nisur kur 28 vjecari telefonoi babain e tij për ti thënë se do kalonte të merrte furgonin. Ndërsa i ati kishte refuzxuar duke i thënë se ishte nën efektin e alkolit dhe qetësuesve.
Nuk është hera e parë që djali i ish guvernatores arrestohet; një vit më parë ai qëlloi me grusht të fejuarën e tij duke e kërcënuar dhe me një armë./abcnews.al