Arrestohet bashkëshorti i ministres Besa Shahini

schedule15:01 - 13 Maj, 2019

schedule 15:01 - 13 Maj, 2019

Është arrestuar nga policia dhe më pas është liruar deputeti i PSD-së në Kosovë Dardan Molliqaj. Sipas partisë së tij, Molliqaj u arrestua për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.

Në mëngjesin e sotëm është arrestuar nga Policia e Kosovës deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Sipas Policisë, urdhër-arresti është e nxjerrë me datën 12-të,  dhe në të janë specifikuar detyrimet për policinë, që i pandehuri Dardan Molliqaj, të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë Themelore i cili pasi është në pyetje është liruar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka ka thënë për TV Klan se Molliqaj nuk i është përgjigjur prokurorisë prandaj është sjellë me detyrim. Sipas Bekës ai është marrë në pyetje  për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar

Por në një komunikatë për media partia e tij PSD-ja thotë se Molliqaj  nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.  Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. ”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Dardan Molliqaj ishte në Lëvizjes Vetëvendosje deri në fund të vitit 2017 kur u përça kjo parti dhe më pas u krijuar Partia Social Demokrate që aktualisht Molliqaj i përket.

Raporti: Blerta Dalloshi Berisha

Kamera: Visar Kryeziu

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!