Arrestohet bashkëpunëtori për vrasjen e 42 vjeçarit në Peshkopi

schedule15:41 - 23 Shtator, 2017

schedule 15:41 - 23 Shtator, 2017

 

Policia e Dibrës ka arrestuar autorin e dytë për vrasjen e 42 vjeçarit Alban Kaloshi. 24 vjeçari dyshohet se ka pasur dijeni për krimin dhe është larguar nga vendngjarja. Më herët u vetëdorëzua në polici autori i krimit, i cili ka deklaruar se ngjarja ishte aksidentale. 

24 vjeçari Veli Titini u vu në pranga pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm në momentin kur Viktor Elezi ka vrarë me armë zjarri 42 vjeçarin në Peshkopi.

I riu pas krimit është larguar duke mos u paraqitur në komisariat për të dhënë shpjegime pranë organeve të policisë për ngjarjen.

Ai akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.

Një natë më pare u vetëdorëzua autori që dyshohet se qëlloi me pistoletë Alban Kaloshin.

Nga deklarimet e 37 vjeçarit Viktor Elezi dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin kishin lidhje shoqërore.

Krimi ndodhi në një lokal në fshatin Bllicë.

Në periferi të qytetit të Peshkopisë policia gjeti makinën e 42 vjeçarit.

Me këetë makinë sipas burimeve të ABC News është bërë dhe transportimi i viktimës për në spital.

Të njëjtat burime tregojnë se 42 vjeçari Kaloshi më herët ka qenë pronar i një pikeë bastesh, por nuk njihej si person me probleme, apo me precedentë të mëparshëm penalë.

https://youtu.be/DAAdNrKiHlc

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!