Arrestohet autori i dyshuar për plagosjen e 19-vjeçarit në Fier

schedule19:23 / 30/01/2018

Policia e Fierit ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një 19-vjeçari. Ngjarja ndodhi mesditën e së martës në fshatin Fermë-Çlirim.
Shtetasi me inicialet E.H dyshohet se në banesën e tij ka plagosur me armë zjarri në këmbë të riun.
Pas kontrolleve të shumta, policia arrestoi autorin dhe ka sekuestruar dy pistoleta dhe municione luftarake në shtëpinë e tij.
Në komisariat u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe persona të tjerë që kishin dijeni për ngjarjen./abcnews.al

schedule19:23 / 30/01/2018