Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 24-vjeçarit

schedule21:26 - 13 Qershor, 2019

schedule 21:26 - 13 Qershor, 2019

Policia ka arrestuar vrasësin e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti, i cili  vra mbrëmjen e së mërkurës në Laç. Uniformat blu kanë njoftuar se 32-vjeçari E.K. banues në Tiranë u kap pas kontrolleve të vazhdueshme dhe falë bashkëpunimit me familjarët e tij.

Ai dyshohet se vrau 24-vjeçarin Shkorreti pas një konflikti banal. Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Kurbinit. Sipas policisë midis autorit dhe viktimës ka patur fillimisht një konflikt fizik. Shkak është bërë një vend parkimi. Kur u duk se sherri u mbyll, autori hapi makinën dhe nga aty nxori armën e zjarrit.

Ai shtiu mbi 24 -vjeçarin disa herë dhe u largua me shpejtësi. Viktor Shkorreti, me origjinë nga Mirdita, jetonte prej disa vitesh në qytetin e Laçit, bashke me familjen e tij. Kurse autori 32 -vjeçar nga Tirana ndodhej në Laç për t’u takuar me disa shok të tij./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!