Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet Elvis Gaçaj, anëtar i klanit Duka/ Kapet me armë pa leje, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos

schedule13:14 - 18 Janar, 2025

schedule 13:14 - 18 Janar, 2025

Elvis Gaçaj, i njohur si anëtari i Klanit Duka, është arrestuar gjatë orëve të vonë të mbrëmjes të së premtes në kryeqytet. Kanë qenë forcat e posaçme “Shigjeta”, ku gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar në rrugën “Ramazan Demneri”, makinën me të cilën lëvizte si pasagjer 50 vjeçari Elvis Gaçaj.

Gjatë kontrollit blutë e Tiranës, i kanë gjetur Elvis Gaçajt, një pistoletë dhe një sasi të vogël kanabisi. Ndërkohë policia ka arrestuar për moskallëzim krimi edhe 40-vjeçarin Marsel Dobi i cili ka qenë në timonin e makinës.

Elvis Gaçaj, sipas skedarëve të policisë, ka qenë i dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje, për lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.



50-vjeçari është akuzuar edhe nga Prokuoria e Posaçme, si një prej autorëve të dyshuar për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko në verën e vitit 2019 në Tiranë. Për këtë ngjarje, më 16 nëntor të vitit 2023, Apeli i Posaçëm, ka vendosur prishjen e vendimit për dënimin me shtatë vjet burg të Elvis Gacajt, duke kthyer dosjen ndaj tij në Gjykatëne Penale të Tiranës, për armë mbajtje pa leje, dhe largim nga vendi I vuajtjes së Dënimit, pasi rezultoi se nuk kishte lidhje me vrasjen e Malkos.

Në vitin 2019, Elvis Gaçaj, u arrestua nga Policia e Durrësit. Në momentin e ndalimit ai ishte i armatosur. Në prill të vitit 2018, Elvis Gaçaj, bashkë me Leonard Dukës, dhe persona të tjerë u arrestuan në afërsi të shkollës “Partizani” në Tiranë. Policia në atë kohë tha se ata po  bëheshin gati të kryenin një atentat, pasi u kapën me një pistoletë pa leje. Gjykata vendosi  për dy të pandehurit ti lërë në “arrest shtëpie” ne ate kohe.

Elvis Gaçaj, ne vitin 2015 ka qenë objektiv i një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai u plagos.

Ndërkohë në regjistrat e policisë, brenda viteve 2013-2015 rezulton se u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ndërkohë që sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv. Po ashtu Elvis Gacaj është hetuar edhe për parcelat me kanabis në fshatin Shengjergj të Tiranës.

/ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!